Vidhen para, telefona dhe një pushkë në një shtëpi të Suharekës
Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në një shtëpi të Suharekës, në të cilën, pos tjerash është raportuar edhe për vjedhje të një pushke, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se derisa ishte në një aheng familjar person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur një laptop “Acer”, dy telefona ‘Samsung’, 100 euro para të gatshme”, thuhet në raportin e policisë.
Njoftohet se po ashtu është vjedhur edhe një armë e gjatë (me leje) dhe shtatë fishekë.
Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.
Mbështetur në raportet policore, kohët e fundit janë shtuar rastet e vjedhjeve në Suharekë dhe në fshatrat e saj./GazetaePrizrenit.net