Vidhen stoli ari dhe para në vlerë 10 mijë euro në Hoçë të Prizrenit
Një shtëpi në fshatin Hoçë të Qytetit në Prizren ka qenë cak i hajnave mbrëmjen e së shtunës.
Sipas deklaratës së pronarit të shtëpisë dhënë në polici, hajnat kanë arritur që të vjedhin stoli ari, vlera e të cilave arrin në 6 mijë euro, si dhe para të gatshme: 5 mijë euro dhe 4 mijë franga zvicerane.
Para hetuesve policorë, ai po ashtu kanë thënë se ata ia kanë vjedhur edhe një revole, në të cilën kishte 22 fishekë, njofton zyra për informim publik e DRP në Prizren.