27-11-2024

Vidhnin makina në Kosovë dhe i trafikonin në Shqipëri, SPAK kërkoi 41 vite burgim për grupin kriminal

SPAK kërkoi 41 vite burgim në total për 7 të pandehur si pjesë e një grupi kriminal që vidhnin makina në Kosovë dhe i trafikonin në Shqipëri. Mes të pandehurve janë edhe 3 punonjës të Policisë.

Në pretencën e lexuar para Gjykatës, Prokuroria thotë se Inspektorja e Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit, Vojsava Doda dhe efektivi i Shqiponjave në Kukës, Aurel Shatri, ishin pjesë e grupit kriminal dhe kërkoi dënimin e tyre me 12 vjet e 4 muaj burgim.

I akuzuar për “Shpërdorim detyre”, 1 vit burg u kërkua për efektivin e pikës kufitare të Morinës, Fatri Braha.

Ky i fundit, në një nga rastet e dokumentuara nga SPAK, nuk ka regjistruar në TIMS të dhënat e një makine e cila trafikohej nga vetë efektivja e forcave të Posaçme, Vojsava Doda.

Si drejtues i këtij grupi kriminal, SPAK ka kërkuar dënimin e shtetasit Selaudin Shahini me 8 vjet burgim./ Tv Klan

Asnjë koment

Comments are closed.