Vigjilenca e Policisë së Kosovës, ia gjejnë drogën e fshehur në gojë të burgosurit
Sot, rreth orës 15:00 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.
Gjatë pranimit të një të burgosuri, të njëjtit i është gjetur sasi e dyshuar narkotike, të cilën e kishte fshehur brenda gojës.
Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.

