24-11-2024

Vihet gurthemeli i shtatores së Demaçit, djali i tij nuk pajtohet me modelin e zgjedhur

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në vënien e gurthemelit për ndërtimin e shtatores së veprimtarit dhe simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha baca Adem ishte frymëzim për brezat, sipas tij askush si ai nuk ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Sot një vit ku u nda nga jeta njeriu që guxoj me të krijojë liri për popullin e tij në robëri. Ju shkelen të gjitha të drejtat kurrë nuk u ndal të krijojë drejtësi për të tjerët. Baca Adem ishte frymëzim”.

“Ademi ishte mendimtar, vitet në vurg i konsideroi si vite pune. Baca Adem për popullin e tij që tregon rrugët kah duhet me i ra me mbërri në liri. Askush nuk ka dhenë si baca Adem për lirinë. Pusho i patrazuar në tokën e atdheut tonë baca Adem”.

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik, Hydajet Hyseni, ka thënë se ai tani me këtë shtatore, Demaçi do të jap mesazh brez pas brezi.

“Na ka bashkuar si na ka bashkuar ky flamur i shenjtë. Adem Demaçi na ka bashkuar për një çështje që lidhet me Adem Dremaçin dhe po atë ishte me ne sot do na thoshte leni bac këto punë lavdet përmendore, të gjallët kanë kohë mu koritë, shikoni dëshmorët. Nuk jam unë vetëm simbol, por edhe veprues. Baca Adem do flas tash e tutje edhe në bronz, do të flas dhe jap mesazhe siç ka thënë brez pas brezi. Do pres e përcjellë ata që vijnë në Republikën e Kosovë”, tha Hyseni.

Shqiptar Demaçi, djali i Adem Demaçit, ka shprehur një shqetësim rreth shtatores. Ai ka thënë se do kishte zgjidhje më të mira për Demaçin.

“Desha ta shpreh një shqetësim se ne si familje që kjo shtatore të mos jetë model ideor për ngritjen e shtatores në këtë formë. Mendojmë se ka zgjidhje më të mira për shtatoren e bacës Adem”, tha ai, raporton EO.

Asnjë koment

Comments are closed.