Viktima që vdiq dy muaj pas aksidentit në Shirokë, një 38 vjeçar nga Korisha
Personi që vdiq, si pasojë e lëndimeve në aksidentin që ndodhi më 20 qershor në Shirokë të Suharekës, është F.U., i lindur më 1980 në fshatin Korishë të Prizrenit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Viktima ka vdekur në spitalin e Shkupit, ku ishte dërguar pas trajtimit në QKUK.
Zyrtari për media pranë policisë në Prizren, Vesel Gashi, konfirmoi se viktima ka qenë vozitës i motoçikletës, ndërsa aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:40 minuta.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.