23-11-2024

Viktimat e aksidentit në rrugën Dragash-Zhur janë nënë e bijë nga Opoja

Në një aksident trafiku me fatalitet, që ndodhi sot në rrugën Dragash-Zhur humbi jetën një grua 42 vjeçare dhe vajza e saj 3 vjeçare, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në rrugën Dragash-Zhur tek Laku i Keq. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.

Nga njoftimi i zyrës për informim publik të Policisë në Prizren, bëhet e ditur se vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent i emergjencës se spitalit rajonal në Prizren dhe në QKUK.

Referuar infomacioneve të portalit, viktimat janë nga fshati Buçe i Opojës./Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.