24-02-2025

Vizita e Grenellit, Islami: E shoh që vjen javën tjetër, nuk vendosim më ne për qeverinë

Opinionisti Dardan Islami, ka thënë se për qeverinë e re në Kosovë nuk vendosin më populli.

Në emisionin “Dpt te Fidani”, Islami thotë se qeveria mund të formohet me ardhjen e Richard Grenell, të dërguarit për misione të veçante i presidentit amerikan Donald Trump, në Kosovë.

Sipas Islamit, Grenell në Kosovë vjen javën e ardhshme.

“Unë e shoh Grenellin që vjen javën tjetër, edhe e di qe tashmë nuk vendosim na, e kemi votuar, e kemi kry, tash janë të tjerë që vendosin për neve, nuk na pyesin”, tha ai./IO

Asnjë koment

Comments are closed.