25-11-2024

Vjedhje e rëndë në Prizren

Një rast tjetër i vjedhjes ka ndodhur mbrëmë pas orës 19:30 në një shtëpi të Prizrenit.

Sipas Policisë, viktima (K/Shqiptar) ka raportuar se persona të panjohur me përdorimin e forcës kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur: para të gatshme, stoli ari të ndryshme dhe një kompjuter.

Njoftohet se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Vetëm një ditë më parë, policia ka ndodhur për një rast të ngjashëm të vjedhjes në një shtëpi në fshatin Lubizhtë të Prizrenit./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.