Policia e Kosovës ka njoftuar se në komunën e Prizrenit ka ndodhur një vjedhje e rëndë.
Ankuesi ka deklaruar se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e shtëpisë së tij dhe janë futur brenda duke vjedhur një kasafortë me para të gatshme dhe stoli ari.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:30, ndërsa rasti shkon nën hetime.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë hapur me forcë derën e shtëpisë së tij, janë futur brenda dhe në një kasafortë të mbyllur kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari . Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori lidhur me ngjarjen”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell IneksOnline.