Vje*dhje e rëndë në Rogovë të Hasit, dyshohet për rreth 100 mijë euro stoli ari të vje*dhura
Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e kaluar në Rogovë të Gjakovës, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë depërtuar në një objekt dhe kanë marrë stoli ari me vlerë të konsiderueshme.
Sipas informacioneve nga strukturat e afërta me hetimin, vlera e stolive të vjedhura dyshohet të arrijë rreth 100 mijë euro, raportoi Gazeta Sinjali.
Rasti është raportuar tashmë në Policinë e Kosovës, ndërsa njësitë përkatëse kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve,

Autoritetet janë duke mbledhur prova në vendin e ngjarjes dhe hetimet për rastin janë në zhvillim./GS

