Vjedhje në fshatin Ramajë të Hasit
Një rast i vjedhjes ka ndodhur në fshatin Romajë të Hasit të Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Referuar Policisë, personi që e ka raportuar tha se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç‘rast i kanë vjedhur një pushkë gjuetie të cilën e kishte me leje”.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Mbështetur në raporte policore, raste të vjedhjes së armëve nëpër shtëpi kanë ndodhur edhe më parë. / GazetaePrizrenit.net