Vjedhje në malet e Prizrenit, të riut i zhduket motoçikleta
Një 23-vjeçar nga Prizreni ka denoncuar në polici vjedhjen e motoçikletës së tij, që e kishte lënë në malet e Skorrobishtës.
Burime të Sinjalit mësojnë se viktima J.L. Gries më 13 shtator 2025 rreth orës 18:30 kishte parkuar motoçikletën, pasi i ishte prishur gjatë rrugës.
Të nesërmen në mëngjes, kur u kthye për ta marrë, ai nuk e gjeti më në vendin ku e kishte lënë, prandaj rastin e raportoi në stacionin policor në Prizren.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje”, ndërsa hetimet për gjetjen e motoçikletës dhe identifikimin e autorëve po vazhdojnë.