Vjedhje në Mushtisht, arrestohet i dyshuari
Në Mushtisht të Suharekës raportohet një rast i vjedhjes dhe dëmtimit të pronës, ku një i dyshuar ka dëmtuar dhe ka marrë disa kamera sigurie. Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.
“Fsh. Mushtisht, Suharekë / 11.05.2025 – 18:37. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka dëmtuar dhe ka marrë disa kamera sigurie. I dyshuari është arrestuar nga policia dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.