25-11-2024

Vjedhje në një lokal të Prizrenit

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në një lokal në Prizren

Sipas policisë dy persona janë futur dhe kanë vjedhur kasafortën me para, raporton Gazeta e Prizrenit.

Derisa njëri nga të dyshuarit është arrestuar, tjetri gjendet ende në arrati.

Raporti i policisë:

“Prizren 07.02.2021-01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, duke depërtuar me forcë në brendinë e lokalit të ankuesit mashkull kosovar kanë vjedhur kasafortën me një shumë parash(nuk dihet saktësisht shuma). I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /GazetaePrizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.