Vjedhje në një shtëpi në Romajë të Hasit
Një rast i vjedhjes është raportuar në fshatin Romajë të Hasit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur në një shtëpi, prej ku është vjedhur një revole.
“Fsh. Romaj Has, Prizren 13-14.03.2025 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur një pistoletë me 10 fishekë dhe lejen valide”, thuhet në raportin e PK-së.
Rasti vlerësohet si vjedhje e rëndë dhe është nën hetime./ Gazeta e Prizrenit
Lexo edhe:
“Fenomeni” Vetëvendosje në rajonin e Shaqir Totajt dhe komunën e udhëhequr prej tij