26-03-2025

Vjedhje në Prizren, hajnat marrin para, ari dhe orë me vlerë në një shtëpi 

Vjedhje në Prizren. Një personi i janë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe disa orë më vlerë.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e të dyshuarit duke i vjedhur gjëra me vlerë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe disa ora me vlerë”, njofton Policia e Kosovës.

Rasti është duke u hetuar.

Asnjë koment

Comments are closed.