Vjedhje në Prizren, i arrestuari e pranon së kreu veprën
Në Prizren është arrestuar një person për vjedhje, ndërsa Policia,njofton se e ka pranuar rastin, raporton Gazeta e Prizrenit.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se vjedhja ka ndodhur në një shtëpi në rrugën “Sheh Emini” (afër Spitalit), prej ku “hajduti” pos një lap-topi ka marrë edhe stoli ari e gjësende tjera.
Raporti nga PK:
VJEDHJE E RËNDË
Rr. Sheh Emini, Prizren 12.02.2023 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se nga shtëpia e viktimës mashkull kosovar, ka vjedhur një llaptop, një orë dore, disa unaza ari dhe disa monedha metalike. I dyshuari ka pranuar se ka kryer vjedhjen. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./ Gazeta e Prizrenit.