18-10-2025

Vje*dhje si në film, haj:nat ndërpresin rrymën dhe thyhen tri shtëpi në Gjilan

Një vjedhje e organizuar, që banorët e përshkruajnë “si në film”, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjilan, në rrugën Qibrije Alidemaj Haziri.

Indeksonline mëson se hajnat kanë ndërprerë energjinë elektrike në lagje dhe më pas kanë hyrë në veprim, duke thyer dhe grabitur tri shtëpi.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:00–20:00. Pronat e goditura kanë pësuar dëme materiale, ndërsa vlera e pronave të marra dhe dëmeve të shkaktuara bëhet rreth 10,000 euro, sipas vlerësimeve paraprake të banorëve.

 

Asnjë koment

Comments are closed.