Vjosa Osmani – Kryeparlamentarja e parë femër në Kosovë
Kuvendi i Kosovës pas seancës për formimin e qeverisë së re, ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për të zgjedhur udhëheqësin e ri të parlamentit.
Kjo pasi Glauk Konjufca është tërhequr nga posti i kryeparlamentarit.
65 vota për dhe asnjë kundër e asnjë abstenim, Vjosa Osmani nga radhët e LDK-së është zgjedhur kryeparlamentare.
Osmani është femra e parë në histori të politikës kosovare, që do ta udhëheq Kuvendin e Kosovës./Indeksonline/