25-03-2025

Vladimir Putin nga Kosova? Gazeta gjermane BILD zbulon ADN e presidentit rus

Vladimir Putin bëri gjithçka që mundet për të mbajtur sekret ADN-në e tij. Por, tani hakerët kanë arritur të hyjnë në kompjuterin e nipit të Putinit, duke e zbuluar kështu lidhjen gjenetike të tij.

Siç shkruan Bild, transmeton Klankosova.tv, ai vetë kishte bërë një test të ADN-së në dhjetor 2022 dhe me sa duket i ruajti rezultatet në kompjuterin e tij duke përdorur një fjalëkalim jo shumë të sigurt.

Gjyshërit e Putinit thuhet se kanë qenë stërgjyshërit e nipit Mikhail Putin, 58 vjeçar. Sipas BILD, të dy kanë një ngjashmëri gjenetike prej 6.25 përqind. Dhe Mikhail dhe Vladimir të dy mbajnë të njëjtin haplogrup mashkullor Y – domethënë të njëjtin mutacion në kromozomet e tyre Y – sepse ata kanë një paraardhës të përbashkët në linjën atërore.

Putin është nga Kosova?

ADN-ja e nipit thuhet se i përket haplogrupit të rrallë E-V13.

Haplogroup E-V13 e ka origjinën rreth 10,000 deri në 20,000 vjet më parë dhe gjendet kryesisht në Evropën Jugore dhe në Ballkan. Ky varg gjenesh e ka origjinën në Kosovën e sotme – pra a vjen origjina gjenetike e presidentit rus në familjen e tij stërgjyshore nga Kosova e sotme?

Ndryshe, kur Putin udhëton jashtë vendit, agjentët madje thuhet se i mbledhin feçet dhe i sjellin në Rusi për shkatërrim!

Asnjë koment

Comments are closed.