22-11-2024

Vllasi – Kurtit: Shqyeje Asociacionin

Avokati dhe ish-politikani, Azem Vllasi duke folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ka thënë se nuk duhet të pranohet asgjë që del jashtë sistemit kushtetues të Kosovës.

“Asgjë të mos pranohet që del prej atyre gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese, gjetje që i nxjerrri Gjykata lidhur me atë marrëveshjen e vitit 2015. A quhet Asociacion apo tjetër emër, jashtë sistemit kushtetues të Kosovës asgjë”, ka thënë Vllasi në Tëvë 1.

Tutje Vllasi tha se çdo verzion i Asociacionit që dorëzohet nga Serbia më 2 maj, kryeministri Kurti duhet ta shqyej.

“Kjo tash u paralajmërua kinse Serbia, ani i thonë njëfarë trupi menaxhues qeverisës, e kanë bo në Serbi dhe do ta ofrojnë kinse nesër. Kurti tha do ta lexoj e kam kënaqësinë. Unë mendoj që atë po në atë moment që ta japin, duhet ta merr Kurti dhe ta shqyej copa-copa sepse, kush është Serbia, shteti tjetër të shkruaj statut për një mekanizëm të brendshëm të Kosovës e që në këtë rast quhet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”, deklaroi Vllasi.

“Le ta bëjnë, duhet me bë vet pala kosovare, Qeveria”, ka shtuar Vllasi.

Asnjë koment

Comments are closed.