24-11-2024

Vodhi 200 litra naftë, dënohet me 1 vjet burgim e 500 euro gjobë

Një person në Prizren është dënuar me një vit burgim,  si dhe 500 euro gjobë për vjedhjen e 200 litrave të naftës.

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale P.P. nga fshati Velezhë e Prizrenit, për shkak të veprës penale vjedhje

Në arsyetimin e vendimit thuhet se i pandehur me datën 08.08.2017, gjatë orëve të natës në fshatin Piranë, përball marketit “Agro Drinia”,me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, merr pasurinë e të dëmtuarit me iniciale H.L.

“Ai duke shfrytëzuar momentin e volitshëm, orët e vona të natës dhe nga rezervuari i kamionit të tipit “Man”, pronë e të dëmtuarit merr 200 litra naftë, dhe largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatën e GJTH-së. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.