23-11-2024

Vodhi dhe sulmoi një femër, detyrohet të paraqitet në Stacionin Policor, i pandehuri nga Llaposhniku i Drenasit

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraqitjes në Stacionin Policor në kohëzgjatje prej një muaj, ndaj të pandehurit me iniciale Sh.Th. nga Llaposhniku-Komuna e Drenasit, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale vjedhje, dhe veprës penale sulm.

Në arsyetimin e dhënë thuhet se, me datën 12.11.2018 rreth orës 13.30 minuta në Prizren në dalje të parë të autostradës saktësisht te një pompë e derivateve, të dyshuarit me qëllim të përvetësimit të kundërligjshme për vete apo për personin tjetër në bashkëpunim në mes veti në veturën e të dëmtuarës me iniciale I.S., pasi e shfrytëzojnë momentin e duhur arrin që të vjedhin nga xhepi i xhaketës portofolin, pronë e të dëmtuarës me inicial.

“Me këtë rast të dëmtuarës i shkaktojnë dëme materiale. Në ditën dhe orën e njëjtë i pandehuri me iniciale Sh. Th. pasi e sheh se e dëmtuara e kishte kuptuar qëllimin e tyre për vjedhje i drejtohet me fjalë fyese të dëmtuarës dhe në momentin që e dëmtuara hynë në veturën e saj i pandehuri me dashje përdor forcën ndaj të dëmtuarës duke e goditur”, thuhet në kumtesën e Gjykatës. /GazetaePrizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.