Vogëlushja nga Hasi i Prizrenit ka nevojë për ndihmë: Nuk dëgjon, nuk flet, frymëmarrjen e përkeqësuar…!
Aurona Smajlaj nga fshati Romaj, Prizrenit e lindur në nëntor të vitit 2013, që nga dita e parë e lindjes qëndrojë për plotë gjashtë muaj në box, në Kliniken e Neonatologjisë në Prishtinë, kjo pasi që ajo nuk gëzonte shëndet të plotë.
Por, me kaq nuk përfundoi qëndrimi i saj në spitale. Brenda pak ditësh ajo mbush 5 vite jetë dhe e ëma e saj thotë se më shumë ditë i ka kaluar në spital duke shpresuar në shërim se sa në shtëpinë e saj.
Ajo vuan nga asthma, RPM, bronchopneonomia, incipiente dhe tonsilloadenoiditis hypertrophica.
E gjendjen e saj me shumë dhimbje po e kalon familja e saj.
“Vajza i ka 5 vite, për çdo ditë i përkeqësohet gjendja shumë. Gjatë frymarrjes nuk dëgjon, nuk flet, bllokohet çdo ditë e më shumë frymë nuk mundet me marr hiç përmes hundëve, frymë merr vetëm përmes gojës edhe ato duke u ngulfatur dhe pastaj bllokohet totalisht”, tregon nëna e saj Sose Smajlaj në një bisedë për Indeksonline.
Gjatë gjithë këtyre viteve, ajo thotë se ka trokitur derë më derë për shërimin e saj, porse deri më tani e ka pasur të pamundur.
“Mjekët i kanë thanë hajt se përmirësohet qe 5 vite, por nuk ka kurrfarë ndryshimi. 5-6 muaj ka qëndru në boks kur ka lind, por s’ka reagu kurgjo. Me sond e kam ushqy 6 javë ditë, unë vet ja kam vendos sonden përmes lukthit, e kam ushqy vetëm me shiring me qumësht pasi që vajza është shumë e lodhur fizikisht. Mjekët më kanë thënë se në zhvillim është sikur t’i kishte 1 vit”, tregon tutje ajo.
Për Auronën e vogël, familja kanë kërkuar shërim edhe në Beograd.
“I kemi rregulluar disa dokumente e kemi dërguar në Beograd, brenda mundësive sa me ja shpëtu jetën, por tash tu u rritë po i përkeqësohet gjendja, sa me fillu me u ushqy pak me shishe. Në Beograd i kanë thanë po e operojmë sa me ja shpëtu jetën, e kemi operu por i duhet edhe një operim tjetër pas 4 viteve. Atje na thanë që gjithëqysh duhet kur t’i bën vajza 5 vite”, thotë ajo.
Aurona e vogël ka nevojë për operim në vesh dhe hund.
“Operimi nuk kryhet këtu, qe 5 vite kemi qëndru ka 4 javë në pediatri, por nuk e kanë marrë në dorë hiç. Po na thonë që s’kemi shanca me operu këtu. Në zhvillim është shumë e dobët, nuk është e rritne për moshën që e ka, shumë pak han, sekret bllokohet prej frymarrjes, asnjë fjalë nuk e thotë. Qe 5 vite jemi tu u najet në Prishtinë, prej aty na thonë shkoni në ORL, prapë pediatri s’po ka sukses kurgjo, vajza po vuan shumë. Kisha desht sado pak një ndihmë të vogël”, vlerëson ajo.
Familja e saj kërkon nga të gjithë njerëzit me vullnet të mirë, që sado pak tu ndihmojnë në shërimin e vajzës së tyre, për të cilën dhimbja sa vjen e rëndohet. /Indeksonline/
Nr. Xhirollogarisë: XK051502050002340247