25-11-2024

Volkswagen e Seati do të tërheqin nga tregu 75 mijë vetura për shkak të këtij problemi

Volkswagen e Seati pritet të tërheqin nga tregu rreth 75 mijë vetura përkohësisht për të rregulluar një problem me rripin e sigurisë.

VW për shkak të problemit me rrip të sigurisë në pjesën e pasme të veturës, të përshkruar nga kompania si “defekt potencialisht vdekjeprurës”, do të tërheqë këto vetura për t’i rregulluar, transmeton koha.net.

Kjo kompani ka shitur rreth 55 mijë vetura të prodhuara me këtë problem të Volkswagen Grupit e të tjerat janë të Seat.

Veturat e prekura janë VW Polo, Seat Ibiza e Seat Arona.

Volkswagen e SEAT, probleme me rripin e sigurisë

Asnjë koment

Comments are closed.