Vota për të cilën u përplasën komisionerët e VV-së e LDK-së, dalin pamje të reja
Komisionerët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë përplasur mes vete në Sallën “1 Tetori”, ku po numërohen votat e kandidatëve për deputetë e po bëhet verifikimi i rezultateve të partive.
Përplasja mes tyre ka nisur për një votë, ku sipas fletëvotimit të publikuar, ishte votuar LDK. Nga Vetëvendosje kanë kërkuar që kjo votë të shpallet e pavlefshme meqë shenja “tick” kishte dalë pak përtej katrorit.
Kundër ka dalë komisioneri i LDK-së, që ka kërkuar që kjo votë të numërohet, duke thënë se “epiqendra është në mes”
Pamje nga kjo përplasje ka ndarë kandidati për deputet i LDK-së, Paris Guri.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje prin me 40.86 për qind të votave pas numërimit të 97.57 për qind të votave, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të përditësuara në ora 18:32.
Deri tani, PDK renditet e dyta me 22.04%, LDK e treta me 17.62%, kurse AAK 7.45%.
/GazetaSinjali/