Votat me kusht , ky është kandidati që siguroi më së shumti në Dragash
Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat me kusht për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, raporton Gazeta Express.
Në komunën e Dragashit më së shumti vota me kusht ka marrë kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e LDK’së, Bexhet Xheladini.
Ai ka marrë 72 vota.
Pas tij më së shumti vota ka marrë kandidati i PDK’së, Shaban Shabani, gjithsej 61.
I treti me më së shumti vota është Adnan Redzeplar nga Vakat me 41 vota.
Kandidatja e LVV’së, Kaltrina Salihu ka marrë 24 vota.
Kandidati i AAK’së, Agron Gashi ka marrë 3 vota, ndërsa aj i BKK’së, Xhevxhet Tahiri, 2 vota.
Kujtojmë që në zgjedhjet e 17 tetorit, Bexhet Xheladini i LDK’së ka marrë 34,76 për qind apo 4 mijë e 455 vota, ndërsa ai i PDK’së, Shaban Shabani ka marrë 33,69 për qind apo 4 mijë e 318 vota.