Votat me postë/ Kështu votoi diaspora nga Dragashi
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) vazhdon edhe sot procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, konkretisht e fletëvotimeve të dërguara përmes postës nga diaspora.
Janë numëruar 3 kuti të fletëvotimeve të dërguara përmes postës të qytetarëve nga Dragashi që jetojnë në diasporë. IndeksOnline ka siguruar rezultatet preliminare. ku deri më tani Lëvizja Vetëvendosje po prinë me 293 vota, duke u pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me 201 vota.
PDK-ja deri më tani ka marrë 62 vota, ndërsa SDU-ja ka marrë 84 vota.
AK deri më tani ka 0 vota.
Kujtojmë se mërgimtarë nga diaspora nga Komuna e Dragashit që kanë votuar përmes postës është 1603.