Votohen ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale që lehtësojnë gjykimin në mungesë për krime lufte
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka votuar pro kërkesës së ministrisë së Drejtësisë (MD) për plotësim ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, për gjykimin në mungesë për krimet e luftës.
Përderisa deputeti i Listës Serbe Ljubinko Kradziq, nuk ka qenë i pranishëm në votimi.
Mirëpo anëtarët e Komisionit nga radhët e opozitës kërkuan që mos të nxitohet, pavarësisht që e mbështetën në parim iniciativën e MD-së.
“Unë insistoj që Komisioni me përfshijë veten në punë përmbajtjesore të monitorimit dhe të mbikëqyrjes për të përmirësuar ligjet e caktuara aty ku kanë mbetur në zbatim. Formim i një grupi punues që do të sjellë rregulloren e Kuvendit që ta hartojë draftin e parë. Përgjegjësia e krimeve të luftës në Kosovë nuk është adresuar asnjëherë në mënyrë adekuate dhe për mua është me rëndësi që procesi i gjykimit në mungesë të fillojë sa më parë dhe secili prej nesh e kupton ndryshimin e këtij ligji sado teknik që duket”, tha ai.
Ndërkohë, deputetja Blerta Deliu-Kodra e ka cilësuar si qasje ad-hoc inicimin e kësaj çështjeje, duke thënë se qasja e përshpejtuar nuk është e duhura.
“Sa i përket Demokracia Plus është ide e mirë sepse e kemi pare me tentimin qe e keni bërë për ligjin për zgjedhje pa shoqëri civile nuk bënë dhe jo vetëm Demokracia +, por të gjitha shoqëritë civile. Kjo qasje e ndryshimit ad-hoc është qasje jo profesioniste dhe jo e bukur aq më pak kur flasim për çështje serioze. Koha po dëshmon që keni qe ë të gabuar dhe me urgjencë e kemi në trajtim ndryshimin jashtë procedurave të rregullta”, tha ajo.
Ndërsa Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se urgjenca të tilla nuk po arrihet që të hartohen ligje të duhura.
Deputeti nga AAK-ja Besnik Tahiri tha se trajtimi i ligjeve kërkoj angazhim të plotë, deri sa ka shtuar që se nuk duhet të ketë situata befasuese si për Ligjin për zgjedhje.