Vozitë 200 km/h, policia ndalon shoferin në Kijevë të Malishevës
Gjatë realizimit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën Pejë-Prishtinë në fshatin Kijevë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë me anë të laserit për matjen e shpejtësisë kanë identifikuar dy automjete, ngasësit e të cilave në këtë segment rruge ku kufizimi i shpejtësisë është 100km/h kanë drejtuar mjetin me shpejtësi prej 200km/h, respektivisht 177km/h.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor do të vazhdon me marrjen e masave preventive dhe ndëshkuese në vazhdimësi ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor, me ç’rast apelojmë tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në rrugë.

