Voziti me shpejtësi më shumë se dyfishi i lejuar në Autostradë, gjobitet shoferi
Gjobë 300 euro i është shqiptuar një shoferi nga Njësia për Kontroll të Autostradave, pasi i njëjti nuk ka respektuar kufizimin e shpejtësisë.
Sipas policisë, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h ai ka drejtuar mjetin me shpejtësi 168 km/h.
Përveç gjobës, shoferit i janë shqiptuar edhe tri pikë negative si dhe për tre muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 168 km/h, i njëjti është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin për media.