Vra*sja e Auron Thaçit, avokati Gutaj: U zbulua se ai pati një plagë tjetër
Në seancën gjyqësore të mbajtur sot për rastin e vrasjes së 26-vjeçarit Auron Thaçi, u zbuluan detaje të reja tronditëse. Para trupit gjykues dëshmoi ekspertja mjeko ligjore, e cili konfirmoi se i ndjeri kishte edhe një plagë tjetër, përveç asaj që ishte raportuar fillimisht.
Avokati i familjes së viktimës Esat Gutaj deklaroi për Kosova Live në T7 se nuk janë të kënaqur me mënyrën se si po zhvillohet procesi gjyqësor, pasi ekspertiza mjeko ligjore e viktimës u shfaqë pa shoqërim të fotografive, prandaj Gutaj shtoi se është dorëzuar ankesë zyrtare pas seancës së sotme.
Auron Thaçi humbi jetën në Prizren, në korrik të vitit të kaluar, pasi u godit me thikë nga një person dhe më pas u hodh nga një veturë në lëvizje. Ai ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.
Për më shumë detaje, shikoni videon më poshtë: