06-10-2025

Vra*sja e gjyqtarit Kalaja, reagon Rama: Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon përgjigjen më ekstreme

Përmes një postimi në “X”, ai thotë se kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje e punonjësve të sigurisë nga administrata e gjykatës, duke përjashtuar çdo përfshirje të Policisë së Shtetit – në emër të pavarësisë së gjyqësorit.

Tutje, Rama shprehet se agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit.


“Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme! Lutem gjithashtu që ky moment kaq tronditës të nxisë edhe një reflektim për lehtësinë me të cilën trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore”, shkruan tutje kryeministri shqiptar.

Asnjë koment

Comments are closed.