24-11-2024

Vrasja e nxënësit 15-vjeçar në Prizren, policia po kërkon të dyshuarin e arratisur

15-vjeçari me iniciale L. B, nxënës i Shkollës së Mjekësisë, ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm, si pasojë e therjes me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Ylber Fanaj”, që ndodhet në afërsi të shkollës, ndërkohë që është bërë identifikimi i të dyshuarit dhe disa personave të tjerë, të cilët janë në kërkim.

Zëdhënësi i policisë në Prizren, toger Shaban Osmanollaj, ka konfirmuar se rasti ndodhi pas një përleshjeje mes të rinjsh, ndërsa viktima është goditur me thikë në pjesën e kraharorit, dhe sipas mjekësve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Po punohet rreth sqarimit të motive, ndërsa për momentin mund të thuhet se rasti ka ndodhur për motive të ulëta. Të implikuarit në këtë rast janë nxënës të klasës së XI-të”, ka thënë ai. /GazetaePrizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.