Vrasja e policit Triumf Riza, arrestohet një i kërkuar për disa vite si i dyshuar
Një person me nofkën “Liza” është arrestuar sot në Batllavë të Podujevës.
I.A ishte në arrati dhe i kërkuar për disa vite si i dyshuar për vrasje.
Kush është personi i njohur me nofkën “Liza”?
Personi i arrestuar është Ilir Avdullahu.
Ai dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e policit Triumf Riza, në vitin 2007.
Avdullahu ishte në kërkim të autoriteteve kosovare për 16 vite.
Arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij, njofton Klankosova.tv