Vrasja në Malishevë, Policia jep me detaje të reja
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar edhe njëherë për vrasjen që ka ndodhur dje në Malishevë.
Sipas Policisë, vrasja ka ndodhë nga arma e zjarrit si pasojë e një mosmarrëveshjeje që ka ndodhur mes dy personave.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar.
Njoftimi i plotë:
VRASJE E RËNDË
Malishevë 28.04.2023-09:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.