23-11-2024

Vrasja në Suharekë, që ndodhi për një borxh prej 20 eurosh, paraburgim të dyshuarit

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ia ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë,  të pandehurit me iniciale S.A. nga fshati Maqitevë, Komuna e Suharekës, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasje e rëndë dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Në kumtesën e Gjykatës, thuhet se kjo masë aplikohet për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka privuar nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje ka vënë në rrezik jetën e shumë personave tjerë, në atë mënyrë që duke qenë nën ndikimin e alkoolit me datën 26.01.2020, rreth orës 21:45 minuta në fshatin Maqitevë,  për shkak edhe të mosmarrëveshjeve që vëllai i të pandehurit ia kishte borxh viktimës me iniciale SH.K. disa të holla, pasi ky i fundit largohet nga lokali menjëherë pas tij del edhe i pandehuri  i cili nga kamioneta e tij e parkuar, merr armën e zjarrit gjysmë automatike dhe në prezencë të dëshmitarëve ka shkrepur disa herë në drejtim tani të ndjerit me iniciale SH.K.me ç’rast ua ka rrezikuar jetën edhe dëshmitarëve të lartcekur. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.