Vrasje e trefishtë në Lipjan
Një rast tragjik ka ndodhur sot në fshatin Rufc të Lipjanit.
Burimet fillestare pohuan se bëhet fjalë për vrasje të trefishtë.
Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.
Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen” pohoi Ahmeti.