Një vrasje dyshohet të ketë ndodhur sot në rrethinën e Prizrenit.
Policia konfirmoi për Gazetën e Prizrenit së bëhet fjale për një të ri, 24 vjeçar, raporton Gazeta e Prizrenit
Sipas informacionit nga burimet e Gazetës së Prizrenit bëhet fjalë për një rast të shit-blerjes së armës, ku janë përfshirë tre persona, 23 dhe 24 vjeçar.
Në fakt, ata kanë shkuar ta provojnë armën, dhe derisa arma po provohej, arma ka shkrepur, duke ia shkaktuar vdekjen 24 vjeçarit, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armën e zjarrit që po e provonte për ta blerë nga njëri prej të rinjve.
Sipas burimeve, viktima është identifikuar si Anton Tunaj. Rasti raportohet se ndodhi rreth orës 17:30, kur tre personat, ishin ngjitur në një zonë pyjore për ta testuar armën e tipit revole. / Gazeta e Prizrenit /