23-11-2024

Vret gruan, nusen e djalit pastaj edhe veten

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ku si pasojë me armë zjarri janë vrarë tre persona.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë KosovaPress-it se sot rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për një vdekje të dyshimtë në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrare tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë ajo.

Sipas saj, aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

Përndryshe, sipas informacioneve të para dyshohet se një person ka vrarë gruan e vet, gruan e djalit të vet dhe më pas ka vrarë edhe veten./KosovaPress/

Asnjë koment

Comments are closed.