24-11-2024

Vriten dy persona në Velipojë

Dy persona kanë vdekur, pasi të njëjtin dyshohet se u plagosën për motive të dobëta nga dy njerëz të tjerë në Velipojë.

Viktimat vdiqën në spital, pasi nuk mund t’u bënin ballë plagëve të marra.

“Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje. /KK

Asnjë koment

Comments are closed.