06-11-2025

Vri*ten dy vëllezër në Malishevë, dorasi dyshohet se është dhëndri i tyre

Dy persona janë vrarë të enjten në Malishevë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Viktimat dyshohet se janë vëllezër, ndërsa i dyshuari që është në arrati është dhëndër i tyre.

Lumni Graishta nga Policia në Gjakovë ka konfirmuar se motivi dyshohet të ketë qenë një fjalosje.

“Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat janë dy vëllezër, ndërsa i dyshuari dyshohet se është dhëndër i tyre, për momentin është në arrati. Policia është në kërkim të tyre”, tha Graishta./Paparaci/

Asnjë koment

Comments are closed.