26-11-2024

Vritet një person në Prizren

Një person ka mbetur i vrarë në lagjen Arbana në Prizren, në pasditen e së dielës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Në ora 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana ne Prizren. Dyshohet se një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri drejt një viktime mashkull”, u shpreh Bytyqi.

Tutje Bytyqi ka bërë të ditur se i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim nga Policia.

“Në ora 19:00 nga ekipi i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës. I dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim nga policia”.

Asnjë koment

Comments are closed.