24-11-2024

Vuçiç flet në Kuvend: Perëndimi më kërcënoi, por shqiptarët nuk e duan Asociacionin

Kjo e enjte është e fortë në Kuvendet e tre shteteve. Në Serbi, presidenti Aleksandar Vuçiç ka treguar se është kërcënuar, nëse nuk nënshkruan marrëveshjen përfundimtare me Kosovën. Po ashtu Vuçiç tregoi kërcënimet që sipas tij kishte marrë.

“Citoj: Zoti President, nëse puna për këtë nismë (plani ndërkombëtar për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën) dhe zbatimi i kësaj nisme nuk pranohen, do të përballeni, citoj, së pari me pezullim të negociatave për anëtarësim me BE-në, do t’ia shpjegon njerëzve çfarë do të thotë kjo.

Së dyti, jo vetëm ndërprerje të investimeve të mëtejshme nga Perëndimi në Serbi, por edhe me tërheqjen e investimeve nga vendi juaj. Dhe së treti do të ketë masa të tjera që do të tregojnë sesi duhet të përfundojnë ata që nuk bien dakord me BE-në”.

Nga ana tjetër, presidenti serb tha ndodhet në një pozitë shumë të vështirë. “Duhet të ndihmojmë njerëzit tanë në Kosovë. Nga ana tjetër duhet të shmangim dënimin e ndëshkimin dhe të kujdesemi për interesat tona kombëtare. Është rënë dakord që të vijohet me detyrimet nga marrëveshja e Brukselit, që është formimi i bashkimi i komunave serbe. Siç e shihni, shqiptarët nuk duan ta zbatojnë këtë”.

Asnjë koment

Comments are closed.