Vuçiq DORËZOHET për taksën: E kemi të qartë, Kosova s’po e heq taksën!
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka pranuar më në fund se Qeveria e Ramush Haradinajt nuk do ta heq taksën ndaj tyre dhe Bosnjës e Hercegovinës.
Vuçiq, duke folur përralla para gazetarëve në Beograd, tha se Kosova po dëshiron përkeqësimin e situatës.
Vuçiq deklaroi se në qoftë se nuk do të ketë bisedime me Prishtinën deri në shfuqizimin e taksës ndaj mallrave serbe, transmeton Indeksonline.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë dje se taksa doganore 100 për qind e vendosur ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina do të mbetet në fuqi për aq kohë sa ai të jetë në postin e kryeministrit.
“Shpresoj më dëgjuat shumë mirë. Po e shihni ku kam ardhur për ta thënë. Sa jam unë kryetar qeverie taksa nuk hiqet”, ka deklaruar Haradinaj gjatë një vizite që i bëri kompleksit memorial në Gllogjan.
Ai ishte këmbëngulës se taksa nuk duhet të hiqet pa njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë. Haradinaj ka thënë se duhet të ndalet kushtëzimet për Kosovën.
“Nëse ne fillojmë të bëjmë hapa prapa, njëherë kërkohet të hiqet tarifa, nesër mund ta kërkojnë të hiqet Trepça, të hiqet Ushtria, të hiqet diçka tjetër”, ka thënë Haradinaj.