Vuçiq publikon foto nga Elbasani: Ballkani i Hapur iniciativë e jashtëzakonshme
Mbrëmjen e sotme Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev janë duke darkuar në Elbasan.
Në rrjetin social, Instagram, Vuçiq ka publikuar një foto nga darka dhe shkruan se “OpenBalkan” është një iniciativë e jashtëzakonshme.
“Ne e konsiderojmë OpenBalkan një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila u bë për shkak të njerëzve që jetojnë në çdo qytet, në çdo fshat. Bisedime të rëndësishme se si të vazhdojmë të përparojmë, të lidhemi, të bashkëpunojmë më shpejt dhe më fort. Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev”- ka shkruar ai në Instagram.