24-11-2024

VV e kthen Haskukën nga ‘ai që ta mbyt korrupsionin’ në atë që ‘i humbi rruga në oborr’

‘Me Myten e mytim korruspionin’, këto ishin dikur fjalët e Liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për anëtarin e kësaj partie, njëherit Kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka. Por sot, një zyrtar i VV’së pati akuza të ashpra ndaj Haskukës, madje për këtë tha ‘se i ka humbur rruga në oborr’, duke i konfirmuar kështu përçarjet e brendshme, shkruan Gazeta Metro.

Mytaher Haskuka u zgjodh Kryetar i Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale që u mbajtën në vitin 2017.

Madje, ka qenë Kryetari i VV’së, Albin Kurti ai që më së shumti ‘loboi’ tek qytetarët për t’ia dhënë atij votën pasi që e konsideronte si një njeri të shkolluar, me parime të larta, dhe një që ‘e mbyt korrupsionin’.

Korrupsionin s’e mbyti, Prizreni më shumë se asnjëherë po përballet me korrupsion .

Muajin që lam pas Metro raportoi se Komuna ka blerë shërbime shëndetësore nga ‘Caritas Kosova’, e cila është Organizatë Joqeveritare, gjë e cila është e ndaluar dhe në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, gjithashtu kjo komunë nuk kishte kërkuar listën e punonjësve shëndetësorë dhe as dëshmi se këta janë të licencuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, me këtë veprim është rrezikuar edhe shëndeti i qytetarëve të Prizrenit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Me t’u raportuar dallaveret e Haskukës, kanë dalur reagime të shumëta, madje edhe vet ai deklaroi se ‘nga VV nuk po e merr mbështetjen e duhur’, shkruan Gazeta Metro.

Se nuk e mbështet më, e konfirmoi sot edhe Blerim Saramati, i cili tha se Mytaher Haskuka nuk po punon më për interesat e qytetarëve dhe se atij ‘i ka humbur rruga në oborr’.

“Atij i ka humbur rruga në oborr dhe ka mbetur i hutuar, me gjasë e ka fascionuar kolltuku i kryetarit të Komunës së Prizrenit. Me këto veprime Mytaher Haskuka është duke e dëmtuar tejmase Lëvizjen Vetëvendosje! Grupa qeverisëse përreth Mytës i kanë shkëputur të gjitha hallkat e komunikimit me aktivistët në terren. Aktivistët injorohen, anashkalohen, fyhen e përbuzen dhe nuk pyeten fare”, ka thënë Saramati.

Kujtojmë se përveç fakteve të lartcekura, Haskuka u përmend edhe për disa afera korruptive të tjera, ku u kishte dhënë tenderë me qindra mijëra euro familjarëve të tyre dhe kompanive të afërta me Vetëvendosjen, njëjtë siç kishin bërë edhe në Prishtinë.

Madje, edhe Nisma Socialdemorkate i akuzoi se në koalicion me LDK’në, në këtë komunë kanë hapur 35 vende të lira pune me kontratë për shërbime të veçanta, për t’i rehatuar militantët e tyre partiakë./gazetametro.net

Asnjë koment

Comments are closed.