VV-ja akuzon Nismën për cenim të dinjitetit të qytetarëve të Malishevës
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë ka akuzuar Degën e Nismës Socialdemokrate se po bën lojë të ndyrë me dinjitetin e qytetarëve të kësaj komune.
Reagimi i LVV-së ndaj Nismës ka ardhur pasi kjo e fundit ka publikuar njoftimin për aderimin e disa personave në parti, duke theksuar se ata kanë qenë ish-anëtarë të Vetëvendosjes, shkruan sot Koha Ditore.
Në reagimin e LVV-së është shprehur qëndrimi se “Nisma dhe qeverisja Begaj në Malishevë vazhdojnë të jenë shkelësit e përditshëm të Kushtetutës duke keqpërdorur pushtetin lokal, por edhe atë qendror, duke ua kushtëzuar vendet e punës dhe bukën e gojës qytetarëve të Malishevës me shërbimin që ata duhet t’i bëjnë kësaj biznes-partie”.