VV në Dragash e kishte nominuar kandidatin për kryetar, qendra ua dërgon një të Listës “Guxo”
Kanë filluar të zyrtarizohen emrat e kandidatëve të ndryshëm të subjekteve politike për të synuar postin e kryetarit të komunës.
Vetëvendosje që deri më tani kishte hezituar të paraqes emrat, tashmë ka filluar të shpalos një nga një, kandidaturat e saj.
IndeksOnline nga burimet e saj mëson se Kaltrina Salihu është nominuar nga qendra e kësaj partie, për të garuar për të parën e Dragashit.

Salihu vjen nga lista e presidentes së vendit Vjosa Osmani, lista “Guxo”.
E një vendim i tillë, duket të mos i ketë pëlqyer degës së kësaj partie në Dragash.
Kjo pasi që siç mëson IndeksOnline dega e Vetëvendosjes në Dragash kishte propozuar Uran Halimin që t’i prijë këtij subjekti me qëllimin që të bëhet kryetar i Dragashit nga zgjedhjet e 17 tetorit./IndeksOnline/
